Në Nigeri, afro 100 të vdekur për shkak të kolerës

  • 22 September 2018 - 14:56
Në Nigeri, afro 100 të vdekur për shkak të kolerës

Një epidemi e kolerës ka vrarë rreth 100 persona këto dy javët e fundit në verilindje të Nigerisë, rajon i shkatërruar nga konflikti me grupin xhihadist Boko Haram, njoftuan sot Kombet e Bashkuara.

“3 126 raste janë regjistruar në shtetet Yobe dhe Borno”, thuhet në një komunikatë të zyrës së koordinimit të çështjeve humanitare të OKB-së në Abuja, duke theksuar se kjo epidemi ka bërë 97 të vdekur në këto dy shtete.

Epidemia kishte rënë para dy javësh në Borno, qendra e luftimeve dhe ku mijëra persona jetojnë në kampe të shpërngulurish dhe më pas u përhap në shtetin fqinj të Jobes ku janë regjistruar 989 raste më 20 shtator.

(Kosova Sot)