Hertica:Arsimi ka një lidhje të ngushtë me prioritetet ekonomike

  • 23 September 2018 - 12:56
Hertica:Arsimi ka një lidhje të ngushtë me prioritetet ekonomike

Analisti Ali Hertica, për gazetën "Kosova Sot", thotë se krahas gropës që shkaktoi në arsim keqmenaxhimi i tij, u instalua një sistem nepotik. "Arsimi ka një lidhje të ngushtë me prioritetet ekonomike, pasi përcaktimi i degëve si shtylla të ekonomisë dhe zhvillimin e tyre do të përcaktonte në të njëjtën kohë edhe degët e arsimit që duhen zhvilluar, rritur apo dhënë prioritet", u shpreh ai. "Problem tjetër është cilësia e studentëve dhe e diplomave, që merren titujt shkencorë të falsifikuar apo të blerë nga tenderomania, ku si bazik e kanë drejtshkrimin, tani kjo kastë e gjysmë- analfabetëve po e dirigjon shtetin duke e abuzuar tmerrësisht dhe duke e degraduar arsimin. Vetëm shikoni se çfarë zëvendësministrash kemi në MASHT dhe këshilltarë që është një dhembje e madhe për shoqërinë", vlerësoi Hertica.

 

 

(Kosova Sot)