Thaçi para se të fotografohet me Trumpin në New York, duhet ta ketë “mësuar monologun”

  • 23 September 2018 - 22:24
Thaçi para se të fotografohet me Trumpin në New York, duhet ta ketë “mësuar monologun”

Thaçi para se të fotografohet me Trumpin në New York, duhet ta ketë “mësuar monologun”

(E me siguri do”fotografohet”, se pagesa është bërë)

Profesori universitar Fadil Maloku shkruan se: Donald Trump dhe Departamenti i Shtetit, NË RAST se edhe DE JURE e stimulojnë (politikisht), përkrahin (mediatisht) dhe e faktorizojnë (diplomatikisht) idenë e COPËTIMIT të Kosovës, ATA, ad acta jo vetëm që do e shfuqizojnë gjeopolitik?n rajonale të balancave që u krijua në vitin 1999, por, definitivisht do e dëmtojnë e kompromitojnë skajshmërisht besimin, miqësinë dhe aleatin më të dëshmuar historikisht në Ballkan- atë shqiptar! 

Për gjithë këtë “skenar hipotetik apolkaliptik”, për Kosovën dhe faktorin shqiptar në Ballkan, NUK e fajsoj Washingtonin e as Brukselin, por, injorancën, hipokrizinë dhe mendjelehtësinë e KAST?S POLITIKE KOSOVARE, që për dy dekada të tëra “miqësinë” me Amerikën e ndërtoj në premisa të gabuara (shkaku i krimit dhe korrupsionit kulminant); e keqkuptoj (shkaku, se menduan që shtetësinë dhe demokracinë duhet të ua ndërtojnë tjerët); e kompromitoj (shkaku se u vetëkënaq me improvizimin e shtetndërtimit);...

Në fakt, NËSE vërtetë ndodhë ky presedan (e me Donald Trump, po shihet se gjithçka është e mundur) n? politik?n e jashtme amerikane, shqiptarë e shekullit XXI atëherë, duhet t’u përshtat?n rrethanave të reja; gjeopolitike e gjeostrategjike, në mënyrë që Projektin e faktorizimit të tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ta kërkojnë gjetiu...Ose, thënë edhe më thjeshtë duhet ta aktivizojnë nga “xhepi” Planin B”

 

 

(Kosova Sot)