Mitrovica Veriore harxhon 10 mijë euro për telefona

  • 23 September 2018 - 23:13
Mitrovica Veriore harxhon 10 mijë euro për telefona

Ende nuk kanë objekt të vetin, por zyrtarët e komunës së Mitrovicës Veriore, të pakten sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, i kanë vënë vetes prioritet blerjen e telefonave të serive të fundit

Për 10 sish, sipas një njoftimi të KRPP-së, janë ndarë 10 mijë euro, dhe tani është hapur tenderi për ofertuesit.

Por, shefja e administratës së kësaj komune, Adriana Hoxhiq, mohon të jetë shpallur kësi tenderi. 

Megjithatë, ajo thotë se do të blihen edhe pajisje të tjera.

 

(Kosova Sot)