Bregdeti shqiptar kryesisht me diell

  • 24 September 2018 - 09:35
Bregdeti shqiptar kryesisht me diell

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim prej mesdite.

Parashikohen reshje shiu lokale në veri dhe pjesërisht qendër të vendit. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim –Veriperëndim 1-18 m/sek në pasdite. Erë me rrahje në bregdetin jugor. Deti i forcës 5 me lartësi vale 2.8 metër.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 17/28 shi diell

Kukës 15/25 shi diell

Lezhë 17/29 shi diell

(Kosova Sot)