Ja si përfundoi martesa e një gruaje fatkeqe

  • 24 September 2018 - 18:06
Ja si përfundoi martesa e një gruaje fatkeqe

Një nënë e binjakëve tregon sesi zbuloi që burri i saj bënte jetë të dyfishtë, pasi që gjeti letrën të cilën fëmija i tij 'i dashurisë' ia kishte dërguar për Ditën e baballarëve.  

 

Gruaja mbeti me zemër të thyer

Belinda, nga Australia, mbeti me zemër të thyer pasi që zbuloi letrën dërguar nga 'Nate', të futur në një libër të burrit të saj Eddie. Pasi që e ballafaqoi Eddie-n me këtë zbulim, Belinda kuptoi se Nate në fakt ishte i biri i Eddie't me partneren e tij prej dhjetë vjetësh, Natasha, dhe se vet ajo, në fakt, ishte 'gruaja tjetër'. Tani Belinda thotë se, me gjasë, kurrë nuk do ta zbulonte këtë të vërtetë, po të mos e gjente librin në fjalë. 'Librin e gjeta në raft, e brenda librit e gjeta letrën ku djali i tij ia uronte burrit tim Ditën e baballarëve. Shkrimi ishte i një fëmije dhe ishte nënshkruar si "Nate". Belinda tregon se si e takoi Eddie-n në një organizatë të beqarëve dhe sesi menjëherë ra në dashuri në të.  

Një 'romancë fundjave'

Eddie kishte një punë të vështirë në industrinë e naftës, gjë që nënkuptonte se ai më shumë nuk ishte në shtëpi, sesa që ishte aty. Por, Belindës nuk i pengonte një gjë e tillë. Ajo e krahasonte lidhjen e tyre me një 'romancë fundjave' dhe thotë se kurrë nuk ishin lodhur me njëri-tjetrin dhe pothuajse kurrë nuk ishin grindur. Por, pasi që kishte lindur dy vajzat binjake, Belinda thotë se kishte filluar ta ndjente mungesën e Eddie-t, ku ky i fundit bile kishte shprehur idenë që ta linte punën dhe të gjente një punë më afër shtëpisë. Por, Belinda i tha që të mos e bënte një gjë të tillë, prandaj jeta e tyre vazhdoi me të vjetrën, derisa u gjet letra e lartpërmendur. Kur e ballafaqoi me letrën, burrit nuk iu desh shumë që të pranonte se kishte një familje tjetër, në një qytet tjetër, të cilën e vizitonte gjatë ditëve kur Belinda mendonte se ai ishte 'me punë'. Belinda e luti burrin që të vazhdonin bashkë, por ai preferoi më shumë Natashën. Belinda tash vonë, pasi që e njoftoi Natashën se kush ishte, në të vërtetë, burri i tyre, ka marrë vesh se edhe Natasha e ka braktisur Eddie-n. Pra, ai që dikur kishte dy gra, tani ka mbetur pa asnjë.  

 

(Kosova Sot)