Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

  • 25 September 2018 - 08:51
Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 25 shtator

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, pret në takim me Presidentin e Federatës Evropiane të Sportit Universitar, Adam Roczek (Kabineti i ministrit, ora 09:45)

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës mban tryezë ku do të diskutohet mbi Projektligjin e pagave si pjesë e pakos legjislative të reformës në Administratën Publike (Hotel Prishtina, ora 10:00)

Në kuadër të javës evropiane të sportit mbahen finalet në futsall në katër qendra (Junik, Skenderaj, Podujevë dhe Ferizaj, paraqitja e ekipeve fillon nga ora 10:00)

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon diskutim mbi temën   “Reforma zgjedhore e papërfunduar: Çfarë më tutje?” (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

Paraqitet botimi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës -Fjalori Enciklopedik i Kosovës I A-K, Fjalori Enciklopedik i Kosovës II L-ZH (Salla e Akademisë, ora 11:00)

Në shkollën e mesme “Nexhmedin Nixha” do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Karrierës (Shkolla “Nexhmedin Nixha”, Gjakovë, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj mbajnë një konferencë për media në të cilën do të prezantojnë planin e përbashkët  “Drejtësia 2020” (Ndërtesa e Qeverisë, përdhesë (Rilindja), ora 11:30)

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi viziton qendrën tregtare Albi Mall. (Qendra tregtare Albi Mall në Veternik, ora 11:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

Me rastin e premierës së koreodramës “KUMT”, të autorit, Gjergj Prevazi, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” mban konferencën për media (Foajeu i Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 14:00)

Qendra këshilluese amerikane shënon 10 vjetorin e qendrës – EduUSA qendrës këshilluese në Kosovë dhe njëkohësisht inauguron hapësirat e reja punuese (Fakulteti i Edukimit – UP, ora 16:00)

Me rastin e përvjetorit të 10-të themelimit të Odës Tregtare Kosovar-turke mbahet koktej (Hotelin Swiss Diamond, ora 18:00)

Shfaqet prova gjenerale e premierës së koreodramës “KUMT”, të autorit, Gjergj Prevaz e cila i kushtohet heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 20:00).

(Koaova Sot)