Policia gjen narkotik në Zyrën për Zhdoganime Postare

  • 25 September 2018 - 10:05
Policia gjen narkotik në Zyrën për Zhdoganime Postare

Policia e Kosovës, gjatë kontrollit në Zyrën e Zhdoganimeve Postare, ka gjetur dhe ka konfiskuar një pako në të cilën kishte substancë të dyshuar narkotike të llojit amfetaminë me peshë 70 gramë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe rasti është duke u hetuar.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, në orët e paradites.

(Kosova Sot)