Përfundon takimi mes Albin Kurtit e Isa Mustafës

  • 25 September 2018 - 13:58
Përfundon takimi mes Albin Kurtit e Isa Mustafës

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, në Prishtinë. Takimi ka zgjatur më shumë se dy orë.

Lideri i Vetëvendosjes ka shkuar sot në shtëpinë e Mustafës dhe ka qëndruar për disa orë aty.

Ndërsa, Kurti kur ka dalë nga shtëpia e Mustafës  ka thënë se së shpejti do të bëjë publike arsyen e vizitës. 

Mustafa dje ka mbajtur mbledhje me Grupin Parlamentar të partisë, më vonë edhe me kryesinë e LDK-së. Pas kësaj mbledhjeje ata përsëritën se nuk marrin pjesë në protestën e organizuar më 29 shtator.

Protesta e Vetëvendosjes me sloganin “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu” po organizohet me qëllim të kundërshtimit të Presidentit Hashim Thaçi dhe idesë së tij për ndryshimin e kufijve.

(Kosova Sot)