SHBA vendos sanksione ndaj gruas së presidentit të Venezuelës

  • 25 September 2018 - 20:52
SHBA vendos sanksione ndaj gruas së presidentit të Venezuelës

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj gruas së presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, nënpresidentit dhe disa bashkëpunëtorëve të ngushtë.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti Donald Trump tha se masat ndëshkuese kanë për cak “regjimin shtypës” në Karakas, që është përgjegjës për “tragjedinë njerëzore” në shtetin e Venezuelës, që është i pasur me naftë.

Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se gruaja e presidentit venezuelian Cilia Adela Flores de Maduro, nënpresidenti Delcy Rodriguez dhe dy zyrtarë të lartë që kanë ndihmuar Maduron të mbajë pushtetin, janë vendosur në listën e sanksioneve.

Personat që gjenden në këtë listë të sanksioneve do t’u konfiskohet çdo pronë që kanë në Shtetet e Bashkuara dhe institucionet amerikane janë të ndaluara që të bëjnë çfarëdo biznesi me ta.

Zyrtarët e tjerë venezuelianë që janë në listë të sanksioneve janë përshkruar si persona që bëjnë pjesë në rrethin e ngushtë të Maduros – ministri i Komunikimit, Jorge Rodriguez dhe ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino Lopez.

Duke reaguar pas lajmit për vendosjen e sanksioneve, Maduro tha se sanksionet e reja amerikane janë një nderë që vijnë nga armiku i tij ideologjik, Donald Trump.
“Faleminderit Donald Trump”, tha Maduro gjatë një paraqitjeje televizive.
Maduro tashmë ka qenë subjekt i sanksioneve të ngjashme, siç ka qenë edhe Diosdado

Cabello, presidenti i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës.

Venezuela është përballur me një krizë të rëndë ekonomike dhe politike që nga vitit 2010 nën udhëheqjen e Hugo Chavezit dhe nën udhëheqjen e Maduros.
Në një ngjarje të ndarë, nënadmirali i Marinës amerikane, Craig Faller – i nominuari i

Trumpit për udhëheqjen e operacioneve ushtarake të SHBA-së në Amerikën Latine – tha se nuk ka plane për veprime ushtarake në përgjigje të krizës ekonomike dhe politike në Venezuelë.
Venezuela ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se dëshirojn të ndërhyjnë ushtarakisht dhe po mbështesë konsiracionet ushtarake.

 

(Kosova Sot)