Çaushi: As LDK e as Lutfi Haziri nuk mund të flasin për demokraci

  • 01 September 2015 - 19:41
Çaushi: As LDK e as Lutfi Haziri nuk mund të flasin për demokraci

Nënkryetari i parë i LVV-së, Driton Çaushi ka lëshuar një postim në Facebook, ku i drejtohet LDK-së dhe veçanërisht Lutfi Hazirit se nuk mund të flasin për demokracinë dhe rrugën institucionale.

Ky është postimi i plotë i Çaushit:

“Nuk mundet të flasë LDK-ja dhe asnjë udhëheqës i saj, e veçanërisht jo Lutfi Haziri, për demokraci dhe rrugë institucionale.

- Rruga institucionale është të sjellë marrëveshjen për “Zajednicën” në Kuvend;

- Rruga institucionale është kur kryeministri i merr seriozisht kritikat e nuk e fyen rëndë dhe nuk ushtron represion ndaj çdo kundërshtari;

- Rruga institucionale është kur Qeveria jep përgjegjësi para qytetarëve e nuk qet barrikada para tyre;

- Rruga institucionale është kur nuk i jepen paratë e buxhetit familjarëve të kryeministrit...

Por meqë Qeveria e ka braktisur vullnetin dhe interesin e qytetarëve, i ka uzurpuar institucionet qeveritare kurse kuvendin e ka lënë anash, zgjidhje tjetër përveç rrugës nuk ka.”