Marrëveshjet e kontestuara rishikohen në Kuvend

  • 02 September 2015 - 07:29
Marrëveshjet e kontestuara rishikohen në Kuvend

Legjislativi nën tutelën e oligarkëve, reagon opozita

Qeverisë i kërkohet llogaridhënie për vendimet e dëmshme 

Opozitarët theksojnë se ligjvënësit duhet të fillojnë punën sa më shpejt, pasi ka kaluar kalendari i pushimeve të verës, dhe të insistojnë që marrëveshjet e fundit me Serbinë, së bashku me temën e Asociacionit dhe atë të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, të diskutohen në Kuvend

Tendencat e radhës të partnerëve të koalicionit qeverisës, që edhe çështjet madhore të shtetit t'i anashkalojnë nga diskutimi dhe vendimmarrja parlamentare, nga përfaqësues të opozitës dhe analistë politikë, cilësohen si përpjekje e partive në pushtet për ta shndërruar Kuvendin përfundimisht vetëm në vasal të oligarkëve të pushtetit, të cilët diktojnë politikat sipas interesave të tyre e jo të qytetarëve. Këta oligarkë të pushtetit kanë vetëm interesa personale dhe brengosen për jetëgjatësinë e këtij koalicioni, jo për forcimin e shtetit. Kjo dëshmohet më së miri me tendencën që edhe marrëveshjet me Serbinë synojnë t'i realizojnë me dekrete qeveritare dhe jo t'i legalizojnë përmes përfaqë- suesve të popullit. Për këtë pasojë, sipas analistëve politikë dhe opozitës, ky koalicion qeverisës po rrezikon të mbetet në mbamendje si i shantazhuar dhe kriminalizuar, i cili nxori në pazar edhe sovranitetin e shtetit në marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duke injoruar edhe vendimmarrjen në organin më të lartë përfaqësues të popullit, Kuvendin e Kosovës... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)