Shkolla e sukseseve fillon edhe një vit në “zgafellë”

  • 02 September 2015 - 19:40
Shkolla e sukseseve fillon edhe një vit në “zgafellë”

30 nxënës në 30 metra katrorë

 Tashmë janë të pakta shkollat në Kosovë, e edhe më të rralla nëpër qytete, ku mësimi zhvillohet nëpër bodrume. Por, në shkollën “De Rada” të Ferizajt janë madje disa klasë në bodrumin e shkollës ku është problem të depërtojë drita e mjaftueshme për ta parë njëri-tjetrin

Shkolla fillore “Jeronim De Rada” është njëra ndër shkollat më të mira në Ferizaj sa i përket traditës së punës dhe sukseseve të arritura, por ajo ka filluar edhe këtë vit shkollor në kushte jo të mira e larg atyre moderne për mësim. Vitin e kaluar shkollor, shkolla “Jeronim De Rada” mori epitetin e shkollës më të mirë në nivel të komunës, por në këtë fillim vit shkollor askush nuk u kujdes që ta bëjë një zgjidhje që të mos punohet në tri ndërrime.

Në këtë shkollë nxënës e mësimdhënës e nisin punën në orën 7 në mëngjes për të përfunduar në orën 7 në mbrëmje, ndërsa thuhet se kjo është ndër shkollat e rralla edhe në Kosovë që zhvillon procesin mësimor me orar të shkurtuar.

“Unë jam me fat që jam pjesë e një stafi shumë të përgatitur e me traditë për punë, por që kushtet jo të mira e bëjnë të veten. Neve nuk na mungon asnjëherë vullneti për punë, mirëpo të mbahet mësim nëpër bodrume të vjetra sot është më të vërtetë një gjë jo e mirë për gjithë shoqërinë, e në rend të parë për prindërit e shkollës sonë” thotë drejtoresha e shkollës Servete Hajrullahu për gazetën “Kosova Sot”. .(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)