Zbulohet rafineri heroine në Crotone, arrestohet një shqiptar

  • 02 September 2015 - 23:07
Zbulohet rafineri heroine në Crotone, arrestohet një shqiptar

Policia italiane ka zbuluar një rafineri droge ku përpunohej heroina. Baza e trafikantëve ishte në Crotone, brenda një karrocerie. Në pranga ranë 4 persona, mes tyre një prej tyre shqiptar.

U sekuestrua 1.6 kg heroinë e pastër. Mediat italiane shkruajnë se policia ra në gjurmë të trafikantëve duke gjurmuar lëvizjet e shqiptarit, 28-vjeçar me iniciale S.S dhe që jetonte në Puglia.

Në rafineri u gjetën edhe materiale prerëse që do të prodhonin rreth 30 kilogram heroinë si dhe u konfiskuan 18 mijë € para cash dhe një armë. Policia italiane tha se droga mund të ketë ardhur nga Puglia dhe se në  Crotone do të përpunohej para se të hidhej në treg.