Edhe Rusia kundër Kosovës në UNESCO

  • 03 September 2015 - 07:54
Edhe Rusia kundër Kosovës në UNESCO

Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të ishte shkelje e drejtpërdrejtë e së drejtës ndërkombëtare, e Kartës së OKB-së dhe e Rezolutës 1244, ka thënë për mediat serbe ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Çepurin.

Sipas tij, UNESCO as që duhet të diskutojë pranimin e një “kuazi-shteti”, i cili nuk është i njohur nga Kombet e Bashkuara.

“Është e rëndësishme që të insistojmë në respektimin e rregullave. UNESCO nuk është e obliguar të marrë kërkesa të tilla, t’i shqyrtojë ato, e lëre më të marrë vendime për to”, ka thënë Çepurin.

Kosova, në muajin korrik, përmes UNMIK-ut, ka bërë kërkesë për anëtarësim në UNESCO.

Autoritetet kanë thënë se presin që komiteti ekzekutiv i UNESCO-s të japë rekomandimin pozitiv në muajin tetor, transmeton Rel.

Serbia, në anën tjetër, është zotuar se do të bëjë gjithçka të mundur për të penguar anëtarësimin e Kosovës.