Ahmeti për 3 vjeçarin sirian të vdekur: Me atë fotografi të qash është pak

  • 03 September 2015 - 10:31
Ahmeti për 3 vjeçarin sirian të vdekur: Me atë fotografi të qash është pak

Fëmija 3-vjeçar nga Siria që u gjet i mbytur në bregdetin turk , ka tronditur mbarë botën.

Lidhur me këtë lajm, komente dhe postime të panumërta po sillen në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Facebook, edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur dhimbjen e thellë për fatin e sirianit të vogël.

Lexoni postimin e plotë të tij:

Në qershor të këtij viti Simon Kneebone publikoi një karikaturë tepër domethënëse të cilën po e postoj sot këtu. Në pyetjen e policëve që presin refugjatët me tyta “nga jeni?” në anije i përgjigjen “nga Toka”.

Nuk po e ripostoj foton e Aylanit 3 vjeçar në brigjet e Turqisë edhe pse mendoj se të gjithë duhet ta shohin. Me atë fotografi të qash është pak, të shkruash diçka në facebook si unë është turpshëm pak, të bisedosh me të tjerët është pak. Në fakt gjithçka është pak, sepse fati i tij të zhvesh nga çdo mburrje që ke me vetvetën, shoqërinë e njerëzimin. Fati i tij po tregon pafuqinë tonë si shumicë e njerëzimit ti parandalojmë këto fate. Kjo pafuqi është e padurueshme, prandaj nuk mund ta shikojmë gjatë foton sepse na turpëron.

We need a new Europe.

(Kosova Sot)