Nuk i kanë numrat: Kuvendi i Maqedonisë shtyn seancën për ndërrimin e emrit

  • 16 October 2018 - 12:37
Nuk i kanë numrat: Kuvendi i Maqedonisë shtyn seancën për ndërrimin e emrit

LSDM u ka bërë thirrje deputetëve të gjitha partive të mbështesin ndryshimet kushtetuese me qëllim të zhbllokimit të proceseve eurointegruese, ndërsa Kryeministri Zoran Zaev ka bërë thirrje për pajtim dhe falje për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë vazhdon seancën për ndryshimet kushtetuese që janë pjesë e Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit Republika e Maqedonisë së Veriut, një kompromis i arritur mes Athinës dhe Shkup në qershor të këtij viti, informon INA.

Edhe sot priten fjalime maratonike të deputetëve, që me përfundimin e tyre pritet votimi për nevojën për hapjen e Kushtetutës për miratimin e pakos së ndryshimeve kushtetuese që janë propozuar nga Qeveria në përputhje me Marrëveshjen e Prespës.

Lidhja Social Demokrate Maqedonase (LSDM) u ka bërë thirrje deputetëve të gjitha partive të mbështesin ndryshimet kushtetuese me qëllim të zhbllokimit të proceseve eurointegruese.

Kryeministri Zoran Zaev bëri thirrje për pajtim dhe falje për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, për të cilën u akuzuan për veprime terroriste dhe rrënim të rendit kushtetues deputetë të opozitës dhe përkrahës të saj.

 

(Kosova Sot)