Vulin: Nëse Scott do të fliste për Kosovën e pavarur para Vuçiqit, ai do ta fluturonte nga qeveria

  • 16 October 2018 - 13:30
Vulin: Nëse Scott do të fliste për Kosovën e pavarur para Vuçiqit, ai do ta fluturonte nga qeveria

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, e dënoi deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, i cili e quajti Kosovën shtet sovran.

Vulin tha se Scott “ka harruar se Serbia nuk është koloni” dhe se “nuk mund të shkelë dinjitetin e saj”.

Të hënën, Scott, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një takim për çështje ekonomike, tha se SHBA “e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”.

“Më vjen keq që ambasadori Scott nuk u përpoq të tregonte arrogancën e tij në ndonjë rast me presidentin (Aleksandar) Vuçiq, sepse ai do të fluturonte nga qeveria”, tha Vulin.

Nga kabineti i kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, thonë se kryeministrja nuk i komenton deklaratat e anëtarëve të qeverisë në media.

 

(Kosova Sot)