Bërnabiq falënderon Rusinë për qëndrimin ndaj Kosovës

  • 16 October 2018 - 18:53
Bërnabiq falënderon Rusinë për qëndrimin ndaj Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq edhe një herë ka falënderuar Rusinë për qëndrimin e saj ndaj Kosovës.

Gjatë ditës së sotme kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq është takuar me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Chepurin.

Siç shkruajnë mediat serbe, në këtë takim përveç tjerash, Bërnabiq është shprehur e lumtur që presidenti rus, Vladimir Putin me ftesë të presidentit serbe, Aleksandar Vuçiq në janar të vitit të ardhshëm do ta vizitojë Serbinë.

“Kryeministrja Ana Bërnabiq shfrytëzoi rastin të falënderoj ambasadorin Chepurin për mbështetjen e fortë që i jep Rusia ndaj integritetit dhe sovranitetit territorial të Serbisë e në veçanti në qasjen konstruktive  të Serbisë për gjetjen e një kompromisi dhe zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e Kosovës dhe Metohisë”, thuhet në njoftimin e qeverisë serbe.

Media serbe, po ashtu shkruan se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka cilësuar si nder vitizën e presidentit rus, Vladimir Putin, në Serbi.

 

(Kosova Sot)