Veturat si këmbësorët, kalojnë në zebra (Foto)

  • 03 September 2015 - 15:29
Veturat si këmbësorët, kalojnë në zebra (Foto)

Se nuk respektohen rregullat në komunikacion ka pasur raste të shumta, por në shumë raste veturat po shndërrohen në këmbësorë, pasi po kalojnë në zebra.

Në një foto që ka dërguar një lexues në redaksinë e gazetës ‘Kosova Sot’, shihet se si në rrugën ‘Agim Ramadani’, në lagjen Aktash, një veturë shihet duke kaluar në zebra, raporton Kosova Sot Online.

Kjo nuk është hera e parë, pasi raste të tilla janë raportuar edhe më herët në media.

(Kosova Sot) 

Image