Deputetët e VMRO-së heqin dorë nga debati në Parlament, do të votojnë kundër ndryshimeve kushtetuese

  • 17 October 2018 - 17:11
Deputetët e VMRO-së heqin dorë nga debati në Parlament, do të votojnë kundër ndryshimeve kushtetuese

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe të koalicionit "Për Maqedoni më të mirë" sot në koordinim të përbashkët kanë vendosur të heqin dorë nga debati i pavlerë i cili udhëhiqet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kumtuan nga partia.

"Grupi i deputetëve konkludon se gjithçka është thënë dhe se nuk ka nevojë për debat të mëtejshëm lidhur me ndryshimet e propozuara kushtetuese dhe Marrëveshjen e Prespës që ishte refuzuar nga populli në Referendum. Njëkohësisht, deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni "Për Maqedoni më të mirë" u bëjnë apel deputetëve të shumicës qeveritare të heqin dorë nga ngjarjet dhe të qaset në votim rreth propozimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për ndryshime kushtetuese", qëndron në kumtesë.

Njëherit theksohet se ata nuk do të votojnë për qasje ndaj ndryshimeve të Kushtetutës.

Në Kuvendin e Maqedonisë sot është në vijim dita e tretë e debatit për nevojën e qasjes ndaj ndryshimeve kushtetuese të propozimit të Qeverisë. 


 

(Kosova Sot)