Shënohet Dita Evropiane Kundër Trafikimit me Njerëz

  • 18 October 2018 - 09:08
Shënohet Dita Evropiane Kundër Trafikimit me Njerëz

Sot në Kosovë shënohet Dita Evropiane kundër Trafikimit me Njerëz, ku do të jenë të përfshirë akterët e angazhuar në luftën kundër trafikimit me njerëz, posaçërisht me fëmijët, të rinjtë dhe gratë të cilët janë viktima, apo viktima potenciale të shfrytëzimit seksual.

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nga ora 10:00 në ndërtesën e Qeverisë do të mbajë konferencë për shënimin e kësaj dite.

Aktivitetet në kuadër të fushatës kundër trafikimit do të zgjasin një muaj dhe synojnë ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për fenomenin e trafikimit.  

Në këtë konferencë do të marrë pjesë Hashim Thaçi, Presidenti i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa, ministër i Punëve të Brendshme, Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Colleen Hyland, zëvendësambasadore e SHBA-ve në Kosovë, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

(Kosova Sot)