Irinej: Manastiret në Kosovë, shpresa e popullit tonë

  • 18 October 2018 - 09:42
Irinej: Manastiret në Kosovë, shpresa e popullit tonë

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Patriarku serb Irinej, së bashku me zyrtarë të tjerë kishtarë ka vizituar Patriarkanën e Pejës, dhe Manastirin e Deçanit.

Me këtë rast ai tha se qytetet në Kosovë kanë mbetur pothuajse pa serbë dhe se këta të fundit jetojnë në to në kushte të vështira.

“Prona e tyre është uzurpuar, në shtëpitë e tyre hynë shqiptarët. Çdo ditë dëgjojmë se shumë vdesin, dhe kjo bëhet me qëllim që serbët të mos kthehen në Kosovë. Na kanë mbetur manastiret, ato që nuk janë shkatërruar, ato janë shpresa e popullit tonë që dikur do të kthehet në këtë vend. Sot, ato përfaqësojnë historinë tonë, kulturën dhe popullin tonë”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Irinej theksoi se pavarësisht nga të gjitha vështirësitë “kombi ynë vazhdon të qëndrojë në shtëpitë e tyre shekullore”

Ata gjatë ditës do të vizitojnë Manastirin e Graçanicës, dhe vizita do të vazhdojë në Dioqezën e Nishit.

(Kosova So)