ABAZI: "KORRIGJIMI I KUFIJVE", ME PASOJA EKONOMIKE

  • 20 October 2018 - 13:17
ABAZI:

Bankieri Milazim Abazi, për gazetën "Kosova Sot",tha se Kosova në aspektin ekonomik ka një përmirësim të lehtë në të gjitha drejtimet, ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon, edhe pse ende e pamjaftueshme, ka përmirësim të bilancit bankar, ka përmirësim të klimës së biznesit, por ka edhe rënie të investimeve të huaja. "Shkaku për rënien e investimeve të huaja janë kryesisht marrëdhëniet e rënduara me Serbinë, e sidomos aktualizimi i korrigjimit të kufijve ka futur një frikë për një konflikt të ri shqiptaro- serb", theksoi Abazi për "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)