Zeqa: Presidenti në fund të pusit

  • 20 October 2018 - 17:31
Zeqa: Presidenti në fund të pusit
Analisti politik Florim Zeqa thekson se, edhe përkundër faktit se Thaçi ende financon e kontrollon një pjesë të madhe të medieve (portaleve dhe televizioneve) me paratë e mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale në Kosovë, të cilat ia bëjnë zëdhënësin në baza ditore, imazhi dhe reputacioni i Hashim Thaçit kanë rënë në fund të pusit dhe jo vetëm, së fundmi është shndërruar në figurën më të urryer politike në Kosovë. "Si rezultat i kësaj, tashmë ka mbetur Hashim Thaçi i vetmuar në idenë e tij për korrigjim të kufijve, gjegjësisht ndarje te Kosovës, dhe besnik vetëm ndaj Aleksandar Vuçiqit e Edi Ramës dhe agjenteve shqipfolës të tyre të UDB-së. Përveç Serbisë e Rusisë, më askush nuk e mbështet Hashim Thaçin në idetë dhe rrugëtimin e gabuar politik. I fundit ishte ambasadori amerikan në Beograd, i cili e bëri të qartë para zyrtarëve të lartë serbë se nuk e mbështet idenë e ndryshimit të kufijve dhe as krijimin e shteteve monoetnike në Ballkan. Hashim Thaçi, duke e ndier veten të vetmuar dhe të tmerruar, ka filluar edhe të bëhet agresiv ndaj gazetarëve në mediumet e ndryshme televizive", u shpreh ai."Është mirë që ka filluar të vetëdijesohet edhe popullata nga veprimet antishtetërore të Hashim Thaçit, i cili për interesa të tij personale, respektivisht për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale, po lobon me para të buxhetit të shtetit, gjegjësisht me para të qytetarëve të varfër që t`ia falë Serbisë afro 1/3 e territorit të Kosovës Hashim Thaçi, si një manipulator i rrezikshëm, po insiston me ngulm që të realizojë idenë e kamotshme të Serbisë për ndarjen e Kosovës dhe jo vetëm, ai do të jetë në gjendje të bëjë edhe pazare të tjera në interes të Serbisë, duke rrezikuar sovranitetin, integritetin dhe deri edhe ekzistencën e vetë Republikës së Kosovës", tha Zeqa për "Kosova Sot".