Edhe Gjermania reagon pas tërheqjes së SHBA'së nga pakti bërthamor me Rusinë

  • 21 October 2018 - 21:42
Edhe Gjermania reagon pas tërheqjes së SHBA'së nga pakti bërthamor me Rusinë

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për t’u tërhequr njëanshmërisht nga marrëveshja dhjetëravjeçare e raketave me Rusinë, që ndalon përhapjen e armëve bërthamore, është shumë i rëndë, deklaroi sot qeveria gjermane.

”SHBA është drejt tërheqjes nga kjo marrëveshje me Rusinë”, deklaroi dje për gazetarët presidenti amerikan, Donald Trump.

”Është një vendim katastrofik ai i presidentit Trump për t’u larguar nga traktati INF”, tha Niels Annen, ministër shteti në Ministrinë e Jashtme gjermane.

Traktati INF është nënshkruar në vitin 1987.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për çarmatimin bërthamor, ndërkohë që edhe Rusisë i është kërkuar të respektojë detyrimet e saj”, theksoi Annen.

“Europa duhet të parandalojë tani prodhimin e të tilla raketave”, tha Annen.

Traktati INF është arritur në vitin 1987 mes SHBA-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik, trashëguese juridike e të cilit është Rusia. Marrëveshjen e nënshkruan ish-presidenti amerikan, Ronald Regan dhe lideri i fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov.

Me të parashikohet ndalesa për prodhimin, testimin dhe sistemimin e raketave bërthamore dhe konvencionale me rreze veprimi prej 500-1 500 kilometra që lëshohen nga toka.

 

(Kosova Sot)