Koha kur Lista Serbe përmes video-spoteve i siguronte serbeve që nuk do të ketë Ushtri të Kosovës!

  • 22 October 2018 - 10:37
Koha kur Lista Serbe përmes video-spoteve i siguronte serbeve që nuk do të ketë Ushtri të Kosovës!

Me 101 vota pro Deputetët e Kuvendit të Kosovës i dhanë dritën jeshile formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Tri Projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, gjetën mbështetjen e gjitha grupeve parlamentare përjashtim Listës Serbe.

Këto projektligje, parashohin që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

Megjithëse reagimi i Listës Serbe ishte i pritur, duhet theksuar faktin që sot një vit pra me datën 22 tetor të 2017, kur edhe ishin zgjedhjet lokale, ka qenë pikërisht kjo parti serbe e cila realizoi edhe një spot kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Spoti ky nëpërmjet të cilit Lista Serbe i siguronte serbët se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë themelin e Ushtrisë së Kosovës.

Në përshkrimin e spotit thuhet se kjo listë ka qëllim mbrojtjen e interesave vitale, ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe ekonomike të popullit serb në Kosovë.

Image

 

(Kosova Sot)