Largohen disa pjesëtarë serbë të FSK-së

  • 22 October 2018 - 13:32
Largohen disa pjesëtarë serbë të FSK-së

Gjatë ditës së sotme  janë larguar edhe disa pjesëtarë nga pakicat serbe të Forcës së Sigurisë së Kosovë.

Për këtë zhvillim televizioni e ka pyetur edhe kryeministrin Ramush Haradinaj gjatë ligjëtratës së tij në Universitetin Amerikan të Kosovës me temën “Transformimi i FSK-së” me ç’rast ai ka refuzuar të përgjigjet për rastin konkret.

Por, Haradinaj i ka bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb në FSK që të mos dorëhiqen nga kjo forcë.

Sipas tij, ata që do të largohen do të jenë humbësit e vetëm dhe se do t’i harrojnë edhe ata që po ju bëjnë presion që të tërhiqen, duke aluduar në Serbinë.

Numri një i Qeverisë ka potencuar se është rritur kërkesa nga pjesëtarët e komunitetit serb që të bëhen pjesë e FSK-së.

“Kam takuar qytetarë serbë dhe familjet e tyre si kadetë të rinj. Ju bëjë thirrje që mos i pranojnë këto presione, sepse të vetmit humbës janë ata që e lëshojnë forcën . Ju them mos i lëshoni detyrat e juaja sepse ka plot bashkëqytetarë tuaj serbë që duan të jenë pjesë e FSK-së”, ka thënë Haradinaj.

“Kemi një listë të gjatë me emra nga komuniteti serb. Është rrit kërkesa për anëtarësim në FSK. Të dhënat e tyre do t’i ruajmë që të mos bëhet presion mbi ta”.

Muaj më parë rreth 50 serbë kishin bërë kërkesë për t’u larguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

 

(Kosova Sot)