Ngjela: Tre shtete janë hedhur në luftë kundër nesh

  • 23 October 2018 - 10:05
Ngjela: Tre shtete janë hedhur në luftë kundër nesh

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se Turqia, Greqia dhe Serbia janë hedhur në luftë kundër Shqipërisë.

“Tre janë shtetet që janë hedhur në luftë kundër nesh, Serbia, Greqia dhe Turqia. Këto tre shtete kërkojnë të ndërhyjnë këtu për interesa të ndryshme. Dy janë të trembura për territore. Kanë krijuar përshtjellim analitik pas bombardimeve të Kosovës. Intensiteti më i madh është pas bombardimeve. Shkëputja e Kosovës ka krijuar këtë tension. Pyetja që ngrihet këtu; pse doli aty kjo në Greqi? Është interes politik. Është kundër interesit kombëtar grek hapja e një sekreti shtetëror? Duhet ta zgjidhin ata. E dyta, është luftë politike brenda partisë së Tsipras apo kanë luftë për zgjedhjet që vijnë”, deklaroi Spartak Ngjela.

(Kosova Sot)