Shefi i AKI-së raporton para deputetëve

  • 23 October 2018 - 10:44
Shefi i AKI-së raporton para deputetëve

Shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shpend Maxhuni pritet që sot të raportojë para Komisionit që mbikëqyr punën e institucionit që e udhëheq ai.

Kryetarja e këtij Komisioni, Ganimete Musliu ka treguar se mbledhja e sotme nuk lidhet ekskluzivisht me çështjen e djalit të numrit një të AKI-së, për të cilën u raportua në media.

ADVERTISING
inRead invented by Teads

“Është mbledhje e rregullt e caktuar të premten për çështje të ndryshme. Por, do të flasim edhe për rastin e djalit të Maxhunit”, ka thënë ajo 

Ndryshe, mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mbahet në ora 10:00.