Refugjatët në shenjë proteste gjuajnë ushqimin dhe ujin (Video)

  • 04 September 2015 - 21:23
Refugjatët në shenjë proteste gjuajnë ushqimin dhe ujin (Video)

Refugjatët në Bicke nuk duan të shkojnë në qendrën pranuese insistojnë që me tren të vazhdojnë rrugën për në Austri.

Policia e Hungarisë ka publikuar një xhirim në të cilin shihet se si refugjatët në shenjë protestë që nuk kanë mundur të nisen për në Vjenë e gjuajnë ushqimin dhe ujin që ua kanë sjellë ata

Rreth 500 refugjatë refuzojnë të lëshojnë trenin i cili dje është bllokuar 40 kilometra nga Budapestit.

Autoritetet hungareze po bëjnë përpjekje që me autobusë t’i vendosin në qendrat e pranimit gjë që refugjatët nuk po pranojnë.

Parlamenti i Hungarisë sot në një vendim urgjent ka miratuar propozimin e kryeministrit Viktor Orban sipas të cilit është shpallur gjendje krizë.