'Mashkulli i përkryer' i doli 'dardhë me bisht'

  • 04 September 2015 - 23:32
'Mashkulli i përkryer' i doli 'dardhë me bisht'

Një nënë e dy fëmijëve ka folur për terrorin që e ka përjetuar nga një burrë, të cilin e kishte njoftuar në rrjetin social 'Facebook'. Georgia Biggs nga Çeshajëri i Anglisë, ia kishte dalë që më në fund të çlirohej nga Darren Seago, i cili ishte arrestuar për shkak se e kishte kërcënuar Biggs-in që do ta lëndonte si dhe do ta varroste atë dhe fëmijët e saj - Halle-n tetë dhe Paul-in pesëvjeçar, në një mal, transmeton gazeta Kosova Sot Online.


Policia ia zbulon fytyrën e vërtetë 

Megjithatë, ai kishte vazhduar ta terrorizonte edhe nga prapa
grilave, nga ku i kishte thënë që do t'ia 'nxirrte trutë', para se t'i gënjente autoritetet që ajo ishte e
varur nga kokaina. Akuzimet djallëzore të bëra nga ana e tij kishin bërë që shërbimet sociale ta monitoronin vazhdimisht Biggs-in, duke e frikësuar atë tej mase që si pasojë e kësaj, ajo do ta humbte kujdestarinë e fëmijëve. Pasi e kaluara e turpshme e Seago-s ishte zbuluar nga ana e policisë, zonjusha Biggs e kishte kuptuar që ai ishte ngacmues serik, që ngjashëm kishte vepruar me edhe tetë femra tjera. Georgia ka thënë: "Kurrë nuk do ta kisha kuptuar se çka iu ka bërë femrave tjera, sikur një gjë e tillë të mos përmendej në gjykatë. Ishte bërë shumë vonë për mua. Pata rënë në depresion dhe kurrsesi nuk arrija të dilja nga ai vend i errët. Kisha frikë të dilja jashtë dhe edhe kur kisha për të shkuar deri në veturë, goditesha nga sulmet e panikut. Nuk mund ta ndaloja vetën nga 'çmendja' në publik. Thjesht, kurrë nuk mund të dilja nga shtëpia pa një 'alarm' paniku". Georgia, që është stiliste e flokëve, nuk ka pasur shumë kohë që ishte mbetur beqare kur Seago ia kishte dërguar ftesën për miqësi në rrjetin social 'Facebook'  në gusht të vitit 2013. Përkundër faktit që nuk e kishte njohur, fakti që ai jetonte në afërsi të shtëpisë së saj, kishte bërë që ajo të mendonte se kishin shokë të përbashkët. "Pata menduar: 'Me shumë gjasë ai i njeh shoqërinë time', andaj edhe e pata pranuar. Ai pati filluar të më fliste menjëherë dhe ka qenë shumë i zoti për të biseduar me femra. Më jepte shumë komplimente, mirëpo unë u pata treguar shumë e sinqertë me të, duke i thënë që nuk kisha kohë për mashkull", ka thënë ajo. 

Tërbohej për gjëra të kota 

Mirëpo, meqë ai kishte insistuar, çifti ishin takuar pas disa bisedave të gjata në 'Facebook'. Ndërsa, rreth një muaj pasi kishin filluar të dilnin, ajo e kishte njoftuar Seago-n me fëmijët e saj, me të cilët ai ishte përshtatur shumë mirë. Ajo kishte menduar që e kishte gjetur 'mashkullin e përkryer'. Mirëpo, nga fundi i shtatorit të vitit 2013, kishte filluar të shpërfaqej ana e errët e 'mashkullit të saj të përkryer'. Ai kishte filluar të tërbohej për gjëra të kota, megjithatë ajo vazhdimisht ia kishte falur, pasi që kishte menduar që ishte një rrëshqitje e vogël e tij. Ajo e kishte duruar atë për një kohë të gjatë dhe kishte vendosur që ta raportonte në polici, vetëm pasi që e kishte kuptuar që ai ka qenë i burgosur. 

(Kosova Sot)