Prapaskenat e demarkacionit, burimet ujore në rrezik

  • 05 September 2015 - 07:59
Prapaskenat e demarkacionit, burimet ujore në rrezik

Interesat oligarkike dhe biznesore në procesin jotransparent

Përcaktimi i kufirit ndërshtetëror me Malin e Zi, ngre dyshime të forta

“Përse këta zotërinj i kanë pushtuar burimet e ujit? Ju e dini që ato bjeshkë quhen Bjeshkët e Nemuna. Dhe, në qoftë se ua merr burimin e ujit, ti e ke lënë pa ujë bagëtinë, i ke lënë pa ujë  njerëzit dhe si do ta rigjallërojmë ne rritjen dhe shtimin e bagëtive në Kosovë, duke pasur gjithë ato mundësi, gjithë ato kullosa të Kosovës? Pse e marrin ujin ata në territorin e Kosovës?”, ka pyetur qeveritarët kosovarë, deputeti Xhavit Haliti

Mënyra jotransparente e negocimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, që pritet të jetë një nga temat e nxehta në  sesionin vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, ka nxitur dyshime për tërë procesin. Kufiri mes dy vendeve, është i pasur me burime ujore, pyje etj. Akuzat për humbje territoriale të Kosovës, janë bërë nga politikanë të pozitës dhe opozitës dhe ekspertë të ndryshëm. “Pse u dashka që të pushtohen malet, që të merren malet, që të merret brezi i pishave dhe prerjeve në territorin e Kosovës”, shtron pyetjen deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. “Kufijtë e Kosovës kanë qenë dhe duhet të  mbeten ata që kanë qenë viti ‘74 dhe s’mund të ndryshojë as me Marrëveshjen e Kumanovës dhe unë nuk e besoj që ajo marrëveshje ka pasur për qëllim t’i rrudhë kufijtë e Kosovës, por është një marrëveshje, siç e dimë, të gjithë e kemi lexuar, përafërsisht edhe e dimë rezultatin e saj. Përse këta zotërinj i kanë pushtuar burimet e ujit? Ju e dini që ato bjeshkë quhen Bjeshkët e Nemuna. Dhe, në qoftë se ua merr burimin e ujit, ti e ke lënë pa ujë bagëtinë, i ke lënë pa ujë  njerëzit dhe si do ta rigjallërojmë ne rritjen dhe shtimin e bagëtive në Kosovë, duke pasur gjithë ato mundësi, gjithë ato kullosa të Kosovës? Pse e marrin ujin ata në territorin e Kosovës? Ne duhet të marrim tash ujë nga këto fabrika që prodhojnë ujë, ndoshta kanë bërë marrëveshje me atë Fabrikën “Akull” që është në Pejë, ose me atë në Vrellë, që ta çojmë ujin e blerë nga këto fabrika në bjeshkë”, ka pohuar deputeti Haliti... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)