Personi që vrau sot 12 persona në SHBA, ‘kërcente vetëm në garazh’ - Lajme - Kosova Sot
Personi që vrau sot 12 persona në SHBA, ‘kërcente vetëm në garazh’

Personi që vrau sot 12 persona në SHBA, ‘kërcente vetëm në garazh’

Personi që banonte me vrasësin e 12 të rinjve sot në Kaliforni, thotë se ai ishte tip vetmitar, i çuditshëm e që kërcente vetëm në garazh.

Bllejk Uinet u zgjua në mëngjes dhe pa në lajme se si ish shoku me të cilin ndante qiranë kishte vrarë 12 veta te një lokal ku dikur kishin shkuar bashkë.

“Ishte tip i çuditshëm. Mbyllej me çelës në dhomë e nuk dilte. Nuk e njoh dhe aq mirë”, thotë 35 vjeçari Uinet.

Ai nuk e mban mend të ketë qenë ndonjëherë i dhunshëm, por as nuk angazhohej që të ndihmonte dikë si shok. “Nuk ishte i dhunshëm, por ishte i lig. Nuk ndihmonte asnjeri për asgjë. Mendoja se ishte dembel. Rrinte i shkëputur”, thotë Uinet.

 

 

(Kosova Sot)

23 orë e 28 minuta më parë
15/11/18