Ministri i Jashtëm i Hungarisë viziton Kosovën

  • 15 November 2018 - 09:08
Ministri i Jashtëm i Hungarisë viziton Kosovën

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të jetë nikoqir i vizitës njëditore të homologut të tij nga Hungaria, Péter Szijjártó, ministër i Jashtëm dhe i Tregtisë së këtij shteti.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë do të ketë edhe takime të tjera gjatë vizitës që do t'ia bëjë Kosovës.

Takimi do mbahet në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në orën 12:30.

 

(Kosova Sot)