Qeni masakron vogëlushen kosovare, zbulohet kush ishte pronarja dhe përgjegjësitë që do mbajë

  • 16 November 2018 - 08:37
Qeni masakron vogëlushen kosovare, zbulohet kush ishte pronarja dhe përgjegjësitë që do mbajë

Vogëlushja shqiptare, Granita Berisha, vetëm 7 vjeç, u kafshua nga një qen në Rickenbach LU, Zvicër, në muajin shtator.

Ajo u gjet në rrugë nga disa kalimtarë të rastit, të cilët e çuan Granitën tek mamaja e saj, të mbuluar në gjak dhe me një plagë mbi syrin e djathtë.

Si pasojë e lëndimeve nga kafshimi i qenit, e mitura është detyruar të qëndrojë për disa ditë në spital.

Tashmë kur kanë kaluar dy muaj nga ngjarja, policia ka arritur të identifikojë pronaren e qenit, një grua me flokë të shkurtër dhe të bardhë, e cila u paraqit vetë në komisariat.

Ajo u identifikua, pas marrjes në pyetje të disa dëshmitarëve. Pronarja e qenit, do të gjykohet, për shkak se nuk e mbajti nën mbikëqyrje qenin dhe për shkak të plagëve që kafsha ka shkaktuar tek vogëlushja.

(Kosova Sot)