KAPITI: SHEMBULLI I SANADERIT DHE GRUEVSKI

  • 16 November 2018 - 14:42
KAPITI: SHEMBULLI I SANADERIT DHE GRUEVSKI

T Njohësi tjetër i kësaj fushe, Skënder Kapiti, po ashtu është pesimist në pritjet e tij, por herët a vonë beson që edhe te shqiptarët do të kemi raste të tilla. Ai thotë se gjithmonë fatkeqësinë, dëbimin e deri edhe vrasjen i kanë pësuar shqiptarët e vërtetë kombëtarë e patriotë. Sipas Kapitit, karrierë politike, pushteti, intelektualizmi kanë bërë injorantët, matrapazët, antishqiptarët, tradhtarët e interesave publike e kombëtare, të cilët kurrë as nuk u përgjigjën dhe as nuk u ndëshkuan nga drejtësia. Mirëpo, edhe kësaj praktike duhet t'i vijë fundi, sipas Kapitit."Shembulli i Sanaderit të Kroacisë dhe të Gruevskit të Maqedonisë duhet të shërbejë dhe të inkurajojë edhe drejtësinë shqiptare, ku keqbërja politike, korruptive e kriminale e pushtetarëve shqiptarë është shumë herë dhe pakrahasimisht më e madhe dhe më e rëndë sesa e këtyre. Bota demokratike habitet se nga çfarë soji politikanësh, pushtetarësh e gjyqtarësh e prokurorësh qeverisen e sundohen shqiptarët", u shpreh ai. "Asgjë e mirë, por vetëm të zeza njerëzore e kombëtare shohin dhe vazhdojnë të pësojnë shqiptarët prej politikanëve e pushtetarëve shqiptarë. Aq e vërtetë është kjo, sa këtë gjë e konstatuan edhe politikanë, diplomatë e përfaqësues diplomatikë të shteteve demokratike perëndimore, deri edhe duke deklaruar se politikanët, pushtetarët dhe gjyqtarët shqiptarë, për interesa të tyre dhe për shtëpinë e tyre, shesin Shqipërinë. Kur politika, demokracia e diplomacia amerikane dhe ajo evropiane arritën në konkluzionin se shqiptarët nuk bëjnë dhe as nuk ndërtojnë shtet ligjor, atëherë ndërhynë me vendosmëri për Ligjin e VETTING-ut, të monitoruar e të drejtuar prej tyre. As në Kosovë as që të mos t'i shkojë ndokujt në mëndje që ashtu si në Shqipëri për a se: drejtësia vendore do t'i hetojë ndonjëherë ndonjë dhe do t'i ndëshkojë 'peshqit e mëdhenj' të krimit e të korrupsionit", tha Kapiti për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)