Aksident me vdekje në Elbasan, humb jetën 55-vjeçari
Një aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se një makinë ka përplasur një burrë 55 vjeçar me iniciale Sh.K duke e lenë të vdekur në vend.
Sipas informacioneve që bëhen të ditura, mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur “Zaranika”.
Informacion paraprak :
Në lagjen “Vullnetari” , Elbasan, shtetasi E.B., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” me targa EL 1631 B, ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin, shtetasin Sh K., rreth 55 vjeç, banues në lagjen Vullnetari Elbasan.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(Kosova Sot)