Grabitën një banesë në Itali, arrestohen dy shqiptarë

  • 18 November 2018 - 11:56
Grabitën një banesë në Itali, arrestohen dy shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në pranga si përgjegjës për vjedhjen e një banese më 19 tetor në Madonna del Bosco. Shqiptarët e arrestuar dhe me banim në Astigiano, janë A.P. 33 vjeç dhje E.P, 29 vjeç.

Ata grabitën disa bizhuteri ari në banesë dhe tre smartphone, por nuk e kishin kuptuar që pronari kishte instaluar kamera në zonën ku kishin marrë përsipër të kryenin vjedhjen, dhe nuk kishin mbuluar fytyrat e tyre.

Sapo pa filmimet e kamerave, pronari pikasi dy fytyra të reja ,jo të njohura në zonë. Policia nisi menjëherë hetimet, duke identifikuar dhe arrestuar ata.

 

(Kosova Sot)