Mediat greke zbulojnë policin që provokoi Konstantin Kacifan: Ia kishte rrëmbyer nga dora…

  • 18 November 2018 - 12:10
Mediat greke zbulojnë policin që provokoi Konstantin Kacifan: Ia kishte rrëmbyer nga dora…

Konstantin Kacifa sipas asaj që raportojnë mediat greke është provokuar nga një polic më 28 tetor, kur po përkujtohet dita e ushtarëve grek të rënë në territorin shqiptar në luftimet ndaj Italisë fashiste.

Sipas tyre Kacifa disa ditë me radhë është provokuar nga inspektori i zonës në Bularat. Ato shkruajnë se Kacifasi është provokuar për ditë të tëra, ndërsa ditën që ndodhi ngjarja atij i është vënë edhe arma në kokë.

Sipas tyre arma që kishte Kacifa në dorë ishte e policit që e ngacmonte dhe që ekstremisti grek ja kishte rrëmbyer nga dora. Mediat fqinje shkruajnë po ashtu se ditën e ngjarjes është provokuar në lokalin e fshatit gjë që solli më pas dhe reagimin e tij.

 

(Kosova Sot)