Papa: Padrejtësia është rrënja perverse e varfërisë

  • 18 November 2018 - 22:30
Papa: Padrejtësia është rrënja perverse e varfërisë

"Bota mbarë po mbyll sytë ndaj pabarazisë shoqërore dhe trajtimit të egër të emigrantëve duke mos i dhënë shpresë atyre që flakur në mes të rrugës".

Ky ishte mesazhi që Papa Francesku ndau të dielën në meshën me besimtarë, të varfër dhe aktivistë të grupeve familjare, me rastin e ditës së dytë të ditës së të varfërve.

"Le të lutemi për ata që jeta i ka kthyer krahët. Britma e të varfërve është thirrja e mbytur e të palindurve, e të uriturve, e të rinjve që më shumë janë mësuar me shpërthimin e bombave sesa me klithma të lumtura në sheshin e lojërave. Është thirrja e të moshuarve, të harruar dhe të braktisur, është thirrja e atyre që janë të detyruar të lënë shtëpitë dhe vendlindjen për një të ardhme më të pasigurt. Padrejtësia është rrënja perverse e varfërisë", tha Papa.

 

 

(Kosova Sot)