Dështon Serbia, nuk arrin ta heq nga agjenda votimin për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

  • 19 November 2018 - 17:27
Dështon Serbia, nuk arrin ta heq nga agjenda votimin për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Serbia ka shënuar dështimin e parë në Asamblenë e Përgjithshme të Interpol.

Atyre iu është refuzuar një kërkesë e bërë që votimi i Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë të hiqet nga agjenda.

Burime të B92 kanë thënë se kjo kërkesë e Serbisë, ka qenë e përkrahur edhe nga Kina, Spanja, Qiproja, Argjentina dhe Suriname.

Por që ajo është hedhur poshtë dhe se vendet anëtare të Interpol nesër kanë mundësinë vetëm që ta përkrahin ose jo anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë të sigurisë.

Ndërkohë, ministri Behgjet Pacolli ka thënë sot votimi për INTERPOL do të bëhet në mënyrë të fshehtë.

 

 

(Kosova Sot)