Berisha: Kosova ra në dorën e argatëve të Beogradit

  • 19 November 2018 - 23:33
Berisha: Kosova ra në dorën e argatëve të Beogradit

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka komentuar sërish tezën e rishikimit të kufijve të Kosovës dhe Serbisë.

Berisha ka thënë  se Kosova po përparonte drejt anëtarësimit në organizmat ndërkombëtare, por aktualisht, sipas tij, pengesë po bëhen ''argatët'' e Beogradit.

"Kosova po ecte, po anëtarësohej në organizmat ndërkombëtarë, derisa dolën këta argatët e Beogradit, që i futën thikën pas shpine", ka deklaruar ai. 

"Zgjidhja është Kosova vend i pavarur me territor sovranitet territorial të paprekshëm dhe respektim të pakicave në këtë vend. Projektin e Vuçiçit dhe argatëve të tij në Prishtinë e kundërshtojnë të gjitha partitë në Kosovë", është shprehur Berisha. 

"Nuk janë dakord me shkëmbime territoresh. Argatët përfaqësojnë thjesht veten e tyre dhe asgjë tjetër. Kur forcat politike të dalin kundër, ti përfaqëson Beogradin", ka thënë ai.

 

(Kosova Sot)