Zgjedhjet e parakohshme i japin fund krizës

  • 03 October 2015 - 08:02
Zgjedhjet e parakohshme i japin fund krizës

Kuvendi i bllokuar, kërkohen rrugëdalje

Shteti nuk duhet të defunksionalizohet 

Analistët vlerësojnë se zgjedhjet e reja mund të jenë zgjidhje për të dalë nga situata, por së pari duhet të ketë shpërbërje të Kuvendit, që kërkon dy të tretat e votave, ndërsa sistemi zgjedhor i pareformuar është pengesë për zgjedhje të besueshme

Bllokimi i Kuvendit, në sesionin vjeshtor, është paralajmërim serioz se edhe zgjedhjet e reja të parakohshme po trokasin në derë të këtyre institucioneve të brishta, pasi po shihet që dita-ditës nuk mund të ecet me këtë Qeveri, e cila po kundërshtohet për shkak të marrëveshjeve të fundit. Analistët politikë konstatojnë se zgjedhjet do të ishin si opsion për shmangien e rrugës dhe zgjidhjen e problemeve me dhunë, por për një proces të tillë duhet reformuar paraprakisht vetë sistemi zgjedhor, i mbetur peng nga mandati i kaluar, si dhe përgatitja e vetë partive politike, të cilat nuk kanë më shumë se një vit që përfunduan një cikël zgjedhor të nivelit nacional. Gjithashtu, para se të shkohet në zgjedhjet e parakohshme, sipas analistëve politikë, vendi duhet të përmbushë edhe disa obligime serioze sa i takon procesit të përafrimit me BE-në. "Besoj që zgjedhjet e reja mund të jenë zgjidhje për të dalë nga situata, porse a ka ardhur momenti i duhur për zgjedhje të reja apo jo, kjo është një çështje shumë diskutabile për dy arsye: E para, për faktin se në kuptimin e mënyrës së shkuarjes në këto zgjedhje duhet të ketë shpërbërje të Kuvendit, që kërkon dy të tretat e votave që nuk mund të bëhet pa akordimin e vetë koalicionit qeverisës. E dyta, është vetë terreni i përgjithshëm politik dhe i gjithë procesi duhet të jetë i përgatitur në mënyrë të tillë që përmes kampanjës zgjedhore të mos manipulohet vullneti i qytetarëve", tha Fisnik Korenica... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)