Të burgosurit kinezë janë vrarë për t’ua marrë organet vitale

  • 04 October 2015 - 21:45
Të burgosurit kinezë janë vrarë për t’ua marrë organet vitale

Një dokumentar i ri tregon se si Kina ka ‘vjelë’ veshka, mëlçi e madje edhe zemra nga dhjetëra-mijëra të burgosur fetarë, gjatë kohës kur ata kanë qenë ende gjallë dhe se si bota nuk është duke iu kushtuar vëmendje këtyre zhvillimeve. Thashethemet në lidhje me tregtinë e organeve në Kinë për herë të parë kishin filluar në vitin 2006, për ta marrë më pas mbështetjen e avokatëve që mbrojnë të drejtat e njeriut, dëshmitarëve dhe madje edhe të kirurgëve, të cilët e kanë pranuar që kanë kryer operacione të tilla.

Megjithatë, pretendimet që mbështetësit e besimit Falun Gong janë pre e heqjes së organeve, të cilat më pas iu shiten turistëve të transplantimit, ende nuk po merren seriozisht sa duhet.

Thousands of organs are being harvested from Falun Gong followers in China, it is claimed. Members of the group are shown mocking up an operation as part of a 2014 protest

‘E vështirë për t’u besuar’

Dokumentari ‘Hard to Believe’ (‘E vështirë për t’u besuar’), ka ofruar ekzaminime në lidhje me atë pse bota është kaq e gatshme t’i mbyllë sytë para njërës prej katastrofave më të mëdha njerëzore të epokës moderne.

“Ajo që më ka shtyrë mua që ta zhvilloj këtë dokumentar është që provat janë shumë të fuqishme, megjithatë shumë pak flitet për këtë gjë”, ka thënë për ‘MailOnline’ regjisori i këtij dokumentari, Ken Stone. “Ajo që kemi bërë ne ka qenë eksplorimi i asaj pse raportet dhe dokumentarët kanë marrë kaq pak vëmendje. Një numër i madh njerëzish janë interesuar, duke sjellë prova të fuqishme, megjithatë shumica prej tyre janë injoruar”.

Sekti shpirtëror Falun Gong ka filluar në vitet e 1990-a dhe brenda vetëm shtatë vjetësh, rreth 100 milionë njerëz i ishin bashkuar këtij besimi. Mirëpo, regjimi kinez, duke pasur frikë nga një grup kaq i madh njerëzish, që ishin të unifikuar në besimin e tyre, kishte vendosur që ta sulmonte sektin më 1999.Falun Gong practitioners carry banners through the streets of Seattle this week demanding justice for President Jiang Zemin, who pushed the button on the widespread persecution of the movement's followers in 1999

Më 20 korrik të vitit 1999, forcat e sigurisë kishin rrëmbyer e arrestuar mijëra njerëz, të cilët ishin identifikuar si liderë të këtij sekti. Ky ka qenë vetëm fillimi i një kampanje brutale dhe sistematike për çrrënjosjen e sektit nëpërmjet kombinimit të propagandës, burgosjes dhe reformave të ndryshme, që shpeshherë kishin rezultuar me vdekjen e të burgosurve.

Ndalimi i këtij sekti vazhdon të jetë aktiv në Kinë, ndërsa grupi në fjalë ka qenë në majë të listës së regjimit ku kanë qenë të renditura grupet më aktive në vend.

On July 20 1999, security forces abducted and detained thousands of people who had been identified as Falun Gong leaders. It was the start of a brutal and systematic campaign to eradicate the sect. Pictured: Falung Gong practicioners are pictured demonstrating in Seattle for the visit of Chinese President Xi Jinping

 Vrasjet masive

Dokumentari i ri eksploron hulumtimin e gazetarit Ethan Gutmann dhe ekipit kanadez, që përbëhet edhe nga një avokat i të drejtave të njeriut dhe fituesi i çmimit Nobel për Paqe, David Matas si dhe sekretarit të Shtetit kanadez, David Kilgour.

Matas dhe Kilgour në raportin e tyre kishin shkruar që spitalet kishin marrë nga 62.000 dollarë (55.300 euro) për veshkë dhe 130.000 dollarë (116.000 euro) për mëlçi e zemër.

Madje, edhe vetë Kina e kishte pranuar që në këtë shtet ndodhin rreth 10.000 transplantime në vit, mirëpo ka insistuar që këto organe i kanë ardhur nga të burgosurit e ekzekutuar.

Mirëpo, një grup për të drejtat e të burgosurve, me bazë në SHBA, ka deklaruar se vetëm 2.400 të burgosur ishin ekzekutuar në Kinë në vitin 2013. Dyshja, që është marrë me hetimin, ka bërë të ditur që rreth 40.000 praktikues të sektit Falun Gong janë vrarë për organet e tyre.

(Kosova Sot)