Mbi 40 gabime drejtshkrimore në listën e kërkesave të studentëve (Dokument)

  • 06 October 2015 - 15:52
Mbi 40 gabime drejtshkrimore në listën e kërkesave të studentëve (Dokument)

Me minimum 12 vjet mësim në lëndën e gjuhës shqipe dhe çdo ditë orë mësimi në këtë lëndë gjatë një viti shkollor, studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e kanë të pamundur që ta bëjnë një shkresë pa gabime drejtshkrimore

Në një të tillë të bërë nga Grupi i Pavarur Studentor në formë kërkese ndaj Senatit, Këshillit Drejtues dhe Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së, mund të vërehen mbi 40 gabime elementare drejtshkrimore në tri faqet e kërkesës, raporton KALLXO.com.

Sot ky grup ka organizuar një protestë me të cilën kërkuan afate të jashtëzakonshme të provimeve.

Ndoshta këtij Grupi të studentëve do t’u duhej së pari të kërkonin orë shtesë mësimi të gjuhës shqipe.

Ja dokumenti i plotë: