Sabit Geci: Për një shuplakë i mora 15 vjet burg

  • 06 October 2015 - 20:40
Sabit Geci: Për një shuplakë i mora 15 vjet burg

Një vendim i Ministrisë së Drejtësisë e ka lënë të lirë për 3 muaj Sabit Gecin.

Të pakten për këtë kohë sa vuajtja e dënimit prej 15 vitesh i është pezulluar, ai do të mund të hyjë lirshëm në shtëpinë e tij.

Këtë gjë të dënuarit për krime lufte, i’a ka rekomanduar edhe një komision të mjekëve profesional, e që është aprovuar nga ministria.

E sëmundjet e plagët që e mundojnë janë të shumta.

Gjith këto mjekime Geci thotë se nuk do të mund të kryhen për tre muaj. Por, pavarëshisht kësaj thotë se në cdo kohë kur i kërkohet do të kthehet në Kosovë.

E në kohën kur ky po lirohet nga grilat, prapa tyre janë futur dy bijtë e tij që që para dy javësh u përleshen me disa aktivist të Vetëvendosjes. Kjo, sipas Gecit, është padrejtësi, transmeton Klan Kosova.

Por, pavarësisht kësaj qasje të drejtësisë, Geci nuk ka qëndrim kundër Gjykatës Speciale.