Policia zbulon një skemë mashtrimi, dyshohen biznesmenë dhe drejtues të implikuar

  • 06 October 2015 - 23:03
Policia zbulon një skemë mashtrimi, dyshohen biznesmenë dhe drejtues të implikuar

Policia e Tiranës ka zbuluar një skemë mashtrimi me pronat, ndërsa ka ndaluar 6 persona.

Mësohet se të implikuar në këtë skemë dyshohet të jenë edhe disa biznesmenë në Tiranë, si dhe drejtues të njësisë Petrelë dhe Hipotekës.

Policia ndërkaq është duke hetuar ende në lidhje me këtë rast, për të zbardhur se si funksiononte ajo dhe sa persona janë mashtruar.