“Euronews”: As vezët e së martës nuk e prekën kryeministrin

  • 07 October 2015 - 09:25
“Euronews”: As vezët e së martës nuk e prekën kryeministrin

Kryeministri Isa Mustafa edhe dje u sulmua me vezë nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo ngjarje, sikurse ajo e sulmit në Kuvend, ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Televizioni “Euronews” ka raportuar, duke thënë se kjo është hera e dytë që kryeministri kosovar sulmohet me vezë brenda një periudhe njëmujore.

Mustafa dje në Podujevë u sulmua me vezë gjatë kohës kur po merrte pjesë në aktivitetin “Dita e Mjedrës”,  transmeton lajmi.net.

Opozita po kundërshton marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës, dhe po kërkon nga kryeministri Mustafa që të tërheq nënshkrimin nga to.