Hasani: Kuvendi i Kosovës, përgjegjës për arrestimin e Xhemshit Krasniqit

  • 07 October 2015 - 17:24
Hasani: Kuvendi i Kosovës, përgjegjës për arrestimin e Xhemshit Krasniqit

Deputeti i PDK-së Nait Hasani akuzon Kuvendin e Kosovës për arrestimin e ish-eprorit të UÇK-së Xhemshit Krasniqit.

Ai thotë se Kuvendi i Kosovës, miratoi amendamente kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për t’i dënuar luftën e UCK-së.

“Krejt në kundërshtim me idealin dhe sakrificën e brezave në shekuj, Kuvendi i Kosovës miratoi amendamente kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për dënimin e luftës sonë për liri”, thotë Hasani.

“Për gjykimin dhe dënimin e UÇK-së, për gjykimin e ushtarëve të UCK-së, sepse këta e luftuan Serbinë.

“Dënimi i UCK-së përmes Gjykatës Speciale të themeluar nga Kuvendi i Kosovës me presionin e Brukselit në llogari të Serbisë, tregon nënshtrimin politik të klasës politike në Kosovë”, thotë Hasani, transmeton PrizrenPress.

“Unë votova kundër kësaj Gjykate Special, sepse e kam ditur se do të gjykohen ushtarët, që ia kanë sjell Kosovës lirinë dhe çlirimin nga Serbia”.

“Të gjykosh çlirimtarët që ia sollën lirinë Kosovës dhe të amnistosh Serbinë për krimet, vrasjet, vuajtjet dhe masakrat e tmerrshme që ka bërë në Kosovë, kjo tregon gjendjen politike të shtetit të Kosovës”.

“Prandaj, miku im Xhemshit Rizan Krasniqi, e kuptoj dhe këtë sfidë, por dije se, të gjitha Gjykatat Speciale, do të jenë turp i kohës dhe klasës politike, ndërsa ti do të jesh çdo herë nderi i Kombit Shqiptar”